Vidhet statuja prej dylli e Macronit në një muze francez

Një figurë prej dylli e presidentit Francez Emmanuel Macron është vjedhur nga një muze në Paris nga aktivistë mjedisorë.

Aktivistët e “Greenpeace” hynë në Muzeun Grevin duke u paraqitur si turistë përpara se të ndërronin rrobat, të mbulonin statujën me një batanije dhe ta nxirrnin atë nga një dalje emergjence, tha një burim policor për agjencinë franceze të lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.

Figura prej dylli u rishfaq më vonë jashtë ambasadës ruse, ku aktivistët denoncuan qëndrimin e Macronit ndaj kompanive franceze që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë që lufta me Ukrainën.

Macron ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit dhe ka qenë një figurë kryesore në përpjekjet evropiane për të siguruar një armëpushim.