Vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike dhe të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Lajmin e bën me dije Vizion Plus, duke shtuar se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse figura të tjera të së djathtës do ti bashkohen kësaj lëvizje politike.
Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit të mbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike. Javën e ardhshme partia me e re e spektrit te djathtë do depozitojë kërkesën në gjykatë.