Votat e diasporës, përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe të Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar për përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga Greqia për subjektet zgjedhore.

Procesi është mbyllur në 12 qarqe të Shqipërisë, mes të cilëve përfshihet edhe qarku i Korçës.

Kështu, përmbyllet një fazë e rëndësishme të administrimit të votës nga jashtë.

“Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit”.

“Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Shkodër
  4. Fier
  5. Lezhë
  6. Dibër
  7. Elbasan
  8. Vlorë
  9. Berat
  10. Gjirokastër
  11. Korçë

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës”, thuhet në njoftimin e KQZ./Euronews.al