Shumë tema të aktualitetit në Kosovë u trajtuan në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova.
Me deputetin e betuar të AAK-së, Daut Haradinaj, u fol edhe për protestën e veteranëve me anë të cilës u kundërshtua vizita në Kosovë e kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Haradinaj shpjegoi se si do të vepronte personalisht ai përballë Trendafilovas.
“Po të isha në vend të shoqatave sot, do t’i merrja disa fëmijë të Krushës, i kisha gjetur disa gra shqiptare të përdhunuar prej forcave serbe, do t’i merrja disa fëmijë jetimë nëpër Kosovë e do t’i vishja bukur, me flamuj e me nga një lule do të shkoja e do t’ia dhuroja asaj zonjës dhe do t’i thoja: Ku ka drejtësi për ne”, tha Haradinaj.