Bajrami: Qeverinë Tranzicionale e shohim si mundësi për të dalë nga kriza

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ideja për formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, e propozuar nga LDK, është përgjigje ndaj ngërçit aktual institucional në vend.

Sipas saj, kjo do të ishte një domosdoshmëri politike për të adresuar çështje urgjente para se vendi të shkojë në zgjedhje në mars.

“E shohim si një mundësi reale për të dalë nga kjo krizë. Për t’u bërë bashkë dhe kryer disa punë që janë tepër urgjente dhe në mars, ne në çfarëdo koalicioni shohim që do të ketë zgjedhje.” – tha Bajrami në “Debat Plus”.