Behrami numëron arsyet pse Memli Krasniqi bëri mirë që e pranoi ftesën e Kurtit për takim

Deputeti i PDK-së Artan Behrami, ka numëruar disa nga arsyet se pse kryetari i partisë ka bërë mirë që e pranoi ftesën e Kurtit për takim.

Ai tha në një shkrim në Facebook tha se PDK gjithmonë ka pasur guxim që t’ua thotë pakënaqësitë kundërshtarëve në sy.

 

 

Postimi i plotë: 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bën mirë që shkon në takim. Qe disa arsyje:

 

 

1. PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy

2. ⁠Pa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohet

3. ⁠Pa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet

4. ⁠Mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit

 

 

5. ⁠Nëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atij

6. PDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshme

 

 

7. Shkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato.