Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit, “martesa” mes Carlo Ancelottit dhe Kombëtares së Brazilit duket se po shkon drejt dështimit.
Në fakt, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka bllokuar marrëveshjen mes trajnerit italian dhe Federatës Braziliane të Futbollit, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, kreu i klubit madrilen nuk është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për largimin e parakohshëm të “Don Carlos”, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2026.
Madrilenët kërkojnë që Ancelotti të japë dorëheqje dhe jo të shkarkohet.
Me dorëheqje, trajneri i trofeshëm s’do të dëmshpërblehej, ndërsa me shkarkim po.
Ancelotti ndërkohë ka kërkuar që paratë e dëmshpërblimit tek e fundit t’i paguajnë brazilianët, por këta të fundit s’janë dakord.
Kjo mund të çojë në prishjen e gjithckaje që kishte nisur dhe që dukej se po shkonte drejt finalizimit.
Nëse dëshron Ancelotti, Brazili mund ta angazhojë trajnerin Jorge Jesus./Gazeta Express