Hoxha: Situata e ngërçit politik i konvenon Vetëvendosjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, ka folur për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.

Ajo në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se nëse Albulena Haxhiu, do të jetë sërish e propozuar për kryetare të Kuvendit, nuk mund të pritet rezultat tjetër.

“Është e sata herë që edhe numri i votave pro të kandidaturës së zonjës Haxhiu është i njëjtë edhe numri i votave që e refuzojnë vazhdon të mbetet pothuajse i njëjtë, në mungesë të ndonjë deputeti a deputeteje në raste të caktuara”, tha Hoxha.

Hoxha deklaroi se situata e ngërçit politik i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje.

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Puna ka ngecur tek zgjedhja e kryetarit/es së Kuvendit.

Duket se mirë me numrat si ka punët Lëvizja Vetëvendosje, pasi që e propozuara për të paren e Parlamentit, Albulena Haxhiu, nuk ka arriti të dielen t’i sigurojë votat as për herën e pestë/