Enver Hasani thotë se 10 deputetë mund t’i drejtohen Kushtetueses për një interpretim rreth ngërçit në Kuvend

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket ngërçit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se Kushtetuesja mund të jap konfirmim se kjo çështje është politike, e nuk mund të shkohet në zgjedhje.

Rrjedhimisht, kjo gjë mund të zgjidhet vetëm politikisht.

“Deputetët kanë mundësinë disa çështje me i ngrit në Gjykatë Kushtetuese përfshi edhe kushtetueshmërinë. Kanë drejtë 10 deputetë e bëjnë kërkesën e dërgojnë Gjykatë Kushtetuese sa i përket formës, ajo forma nuk ka problem sepse është konstatu kam përshtypjen. Sa i përket përmbajtjes me arsyetu gjendjen e cila pak ka gjasa që mund të zgjidhet politikisht. Gjykata Kushtetuese e jep një interpretim të caktuar qoftë edhe me konfirmime që nuk shkohet zgjedhje dhe duhet politikisht me u zgjedh”,ka thënë ai.