Gazetari dhe analisti Beadin Syla ka deklaruar se bllokimi i Kuvendit është duke u bërë me inate politike, ku sipas tij Vetëvendosja po këmbëngul që vetëm Albulena Haxhiu të bëhet kryetare, derisa partitë tjera nuk po duan që ajo ta marrë këtë pozitë.
“Krejt kjo bllokadë po bëhet për inate politike. Tashmë jemi dëshmitarë që shtatë përpjekje kanë shkuar dëm. Pra, kandidatja e VV-së nuk po i merr votat e duhura. Ky skenar pritet të ndodh edhe nesër. Por, mendoj se kjo situatë duhet të ndryshon dhe duhet të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Syla në “Krejt n’debat”.
Sipas tij edhe qytetarët nuk do të durojnë që situatë të vazhdoj edhe gjatë, sipas Sylës edhe shkuarja në zgjedhje nuk do të jetë një zgjidhje.
“Tashmë jemi dëshmitar se çmimi i rrymës është rritur, po ashtu edhe çmimet e produkteve të tjera. Nga kjo kuptohet se qytetarët nuk do të durojnë gjatë dhe duan një zgjedhje. Mirëpo, edhe nëse shkohet në zgjedhje nuk do të ketë dalje masive”, thotë Syla.