Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur takime mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt për marrëveshje koalicioni.

Ai ka thënë se janë duke biseduar me Nismën për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Këto komente Rexhaj i bëri në “Politiko” në Kanal10 teksa po diskutohej për situatën e krijuar me konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht mos votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Tashmë dihet që ka pasur biseda kryesisht me Nismën që ne me pas një ujdi të përbashkët, nuk ka ende asgjë definitive. Ka biseda me Nismën për me e marrë përkrahjen qoftë edhe për Albulena Haxhiun”, ka thënë Rexhaj.