Gashi: Për vrasjen e rreshterit Lika duhet të japë llogari struktura e Policisë

Gazetari Kreshnik Gashi ka adresuar kritika ndaj strukturave udhëheqëse të Policisë së Kosovës, pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, duke thënë se dështimi për ta parandaluar këtë krim nuk qëndron vetëm te dorasi, por në mënyrë thelbësore te mosfunksionimi i sistemit shtetëror dhe policor.

Gashi ka thënë se autori i dyshuar ka qenë i dënuar më herët për një vepër penale dhe ka pasur urdhër arresti, i cili nuk është zbatuar nga policia.

Gashi thekson se llogaridhënia duhet të nisë brenda vetë Policisë, për shkak të këtij dështimi institucional.

“Elementi i parë dhe huqja masive është kërkese e përgjegjësisë tek dorasit. Pa e analizuar rolin e shtetit dhe dështimin e policisë për ta trajtuar dhe me mbrojt komunitetin tonë prej njerëzve të rrezikshëm. Këtë rast duhet me nis prej elementit të parë; ne e kemi një rreshter të vrarë, prej një personi që ka qenë i dënuar për një vepër penale, dhe që duhej të ishte në burg nëse e kishim pas një polici efikase.

Dështimi i i parë është të strukturat komanduese të Policisë, që ka dështuar me arrestu dorasin, para se ai me kry vepre dhe para se ai të shndërrohet në kriminel ose vrasës. Llogaria e parë për vrasjen e policit duhet të kërkohet brenda strukurës të Policisë. Dhe llogaridhënie duhet më ndodhë aty. Kush kanë qenë personat përgjegjës për ta zbatuar atë urdhër arrest, kush kanë qenë personat me zbulu  ku ndodhet ky person… kemi të bëjmë me një dështim strukturor të Policisë për t’i  dërguar kriminelët në burg para se ata të shndërrohen në vrarës të policëve”, ka thënë Gashi në Debat Plus.