Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59.
Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës, transmeton gazetablic.
Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën.