Dikush 10 mijë euro në vit, dikush hiç – mërgimtarët tregojnë se sa dërgojnë para

Mërgata e gjerë kosovarë që jeton gjithandej botës njihet për vizitat e shpeshta në vendlindje.

MAT ka takuar disa prej tyre që kanë thënë se ka raste kur vendin e vizitojnë deri në 7-8 herë brenda një viti.

Përpos vizitave, ka të atillë që dërgojnë para vazhdimisht për familjarët e tyre.  Din Kelmendi është njëri prej tyre.

“Dërgoj shumë, kam shumë familjarë, nuk i kanë kushtet e mira, dërgoj shumë, shumë… 10 mijëshi po”, ka treguar ai.

Për dikë, dërgesa e parave drejt familjarëve është e përmuajshme.

“Ka 350-400, për muaj”, thotë Xhimshit Sulejmani.

Dhe ka të atillë që për arsye të ndryshme nuk i bjen fare ta fusë dorën në xhep.

“Familjarët i kam krejt me vete atje, kështu që nuk dërgoj”, thotë Shemsein Tafilaj.

“Edhe me dashtë me dërgu nuk ki mundësi. Jam vetë i gjashti. Është problem me ia dalë për vete, jo edhe me i ndihmu dikujt. Me pasë nevojë, po”, thotë Arben Osmani.