The Washington Post: Trump po shqyrton ndërperjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën

Administrata Trump po shqyrton ndërperjen e të gjitha dërgesave të ndihmave ushtarake në Ukrainë, raporton “The Washington Post”.

Një zyrtar i lartë i Administratës citohet se i ka thënë mediumit të njohur amerikan se kjo pritet të vijë si përgjigje pas vërejtjeve të presidentit Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale dhe “mospërputhjes së tij për procesin e paqes”, transmeton nacionale.

Nëse merret ky vendim, atëherë do të zbatohet për miliarda dollarë radarë, automjete, municione, raketa që pritet të dërgohen në Ukrianë, ka thënë ky zyrtar duke folur në kushte anonimiteti.