Çaktivizohet bomba 500 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore në Francë

Anëtarët e njësisë së asgjësimit të minave dhe municioneve të pashpërthyera të forcave franceze të sigurisë çaktivizuan me sukses një bombë 500 kilogramësh të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore në Magny-en-Vexin në rajonin Ile-de-France të Francës veriore.

Banorët e Magny-en-Vexin kanë gjetur një bombë të Luftës së Dytë Botërore mëngjesin e kësaj të hëne dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse, të cilat kanë reaguar shpejt dhe kanë krijuar një zonë sigurie rreth vendit ku është gjetur bomba.

Këto masa çuan në bllokim të trafikut në rrugën lokale dhe mbyllje të përkohshme të disa rrugëve të tjera.

“Ekipet e çminimit, xhandarët dhe shërbimet teknike lokale janë drejtuar në vendin e bombës në prani të ndihmës kryetarit të bashkisë, përgjegjës për projektet kapitale dhe mjedisin, Raymond Froudeval.

 Pak para orës 16:00, bomba u neutralizua dhe u transportua në vend për asgjësim”, njoftoi faqja në Facebook e komunës Magny-en-Vexin.