Një helikopter i ushtrisë amerikane u përplas me një avion pasagjerësh të mërkurën në mbrëmje, në aeroportin e kryeqytetit amerikan duke lënë të vdekur 67 të vdekur.
Siç njofton DailyMail, së fundi nga të dhënat e marra nga rrëzimi i aeroplanit të American Airlines dhe helikopterit të Ushtrisë në DC u zbulua një mospërputhje në leximet e lartësisë.
Të dhënat nga regjistruesi i fluturimit të avionit të pasagjerëve treguan lartësinë e tij si 99 metra, kur përplasja ndodhi të mërkurën mbrëma. Ndërkaq, të dhënat në kullën e kontrollit, treguan helikopterin Black Hawk në 60 metra në atë kohë.
Mospërputhja me metra ende nuk është shpjeguar, por hetuesit shpresojnë të pajtojnë dallimet në lartësi me të dhënat nga kutia e zezë e helikopterit, e cila kërkon më shumë kohë për t’u tërhequr sepse u zhyt me ujë.
Ata gjithashtu thanë se planifikojnë të marrin të dhënat e kullës, të cilat mund të jenë më pak të besueshme.