“Është shndërru në tiktoker – Deklarata skandaloze, ky është n’gjendje me bo gjithçka mos me ra prej pushtetit”, Ilir Mirena për Kurtin

Analisti Ilir Mirena tha se kryeministri Kurti krejt kohën po “krijon deklarata skandaloze”.

Mirena në Pressing tha se Kurti ka synim “deklaratat virale”, duke shtuar se kryeministri Kurti “është në gjendje me bo gjithçka veç mos me ra nga pushteti”.

“Tash për gjuhen e kryeministrit që po e përdorë, tash fatkeqësisht kryeministri është shndërru në njëfarë Tiktokeri. Synimin po e ka përmes deklaratave virale me provu me eklipsu krejt çka po bën opozita, e bën një deklaratë skandaloze sikur kjo që ishte se do t’ua rrisë fëmijët edhe tash flitet gjithë kohën për këtë, kjo nuk është krejt e paqëllimshme”, u shpreh Mirena.