Mediat serbe raportuan se në veri është arrestuar edhe pronari i “Kosovo Online”, Sveçla: S’kam informacion

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet mbi raportimet e mediave serbe se për rastin e sulmit të mbrëmshëm në Ibër Lepenc është arrestuar edhe pronari i mediumit në gjuhën serbe “Kosovo Online”.

Ai tha se për këtë nuk ka informacion saktë, por tha se askush nuk arrestohet pse është pronar i medias, por për ndonjë vepër penale.

“Nuk kam informacion. Në asnjë rast, mund t’ju garantoj, mediat nuk janë target i institucioneve të Kosovës. Nëse dikush është arrestuar për ndonjë aktivitetet tjetër, nuk është arrestuar pse është pronar i një medias”.

I pyetur edhe nëse mund të parandalohej ky sulm në infrastrukturën kritike, Sveçla tha se kanali është i gjatë 50 km.

“Ky eksploziv është vendosur në shtratin e kanalit të Ibër Lepencit dhe jo në digë vetë. Kanali është i gjatë 50 km dhe patjetër që ne duhet të shohim të gjitha mundësitë që ky kanal përgjatë gjithë gjatësisë së saj të vëzhgohet në mënyrë më efikase. Është realisht shumë lehtë e mundshme që dikush të atakojë një vijë 50 kilometërshe”.

Ndërkaq, i pyetur për profilin e të arrestuarve sot, Sveçla tha se s’mund të deklarohet në këtë moment.

“Është çështje e punës së vazhdueshme të hetuesisë”, tha ai.