Klinaku: Qëllimi ZPS’së e cila i ka ftuar dëshmitarët edhe me status të dyshuarit është shantazhimi i tyre

Faton Klinaku, kryetar i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale.

Sipas Klinakut qëllimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e cila i ka ftuar dëshmitarët edhe me status të dyshuar, është shantazimi i dëshmitarëve.

“Qëllimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila i ka ftuar dëshmitarët edhe me status të dyshuar, ka qenë shantazhi ndaj dëshmitarëve, me qëllim që ata të përgjigjen siç dëshiron ajo.”- ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qëllimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila i ka ftuar dëshmitarët edhe me status të dyshuar, ka qenë shantazhi ndaj dëshmitarëve, me qëllim që ata të përgjigjen siç dëshiron ajo.

Ashtu siç u lirua Shukri Buja nga të gjitha akuzat e Hagës, duhet të ndodhë edhe me dëshmitarët tjerë, por para se ata ta japin dëshminë, që mos t’iu bëhet presion e të mos shantazhohen nga ZPS.