Frashër Krasniqi e “bombardon” me pyetje Dejona Mihalin, e quan ‘mashë’ të Albin Kurtit

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e ka konfrontuar koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin, duke ia shtruar disa pyetje?

“Hej Dejona, qysh po të ecë me udhëheqjen e shtetit të Kosovës? Ose ma mirë me thanë qysh po të ecë me kanë masha e Albin Kurtit”, është njëra ndër pyetjet që ia bën Krasniqi.

Kjo situatë vjen pas zhurmës së madhe të javëve të fundit ku janë publikuar disa mesazhe në të cilat supozohet se Mihali, ndonëse nuk ka ndonjë post në qeveri, ushtron ndikim në institucionet shtetërore.