Gjyqtari zviceran i bën pyetje politike “pa sens” Gecit, reagojnë avokatët

Po vazhdon sot seanca e Speciales me dëshminë e Fadil Gecit, vëllaut të Gani Gecit.
Aktualisht, Geci po merret në pyetje nga Trupi Gjykues, konkretisht gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, shkruan lajmi.net.

Formën se si po e merrte në pyetje Mettraux, Gecin e kundërshtoi mbrojtja e krerëve të UÇK-së, pasi që Geci po vazhdonte të fliste “me mendime të tij” si dhe në bazë të gjërave që ka dëgjuar e madje edhe me motive politike.

Kjo çështje u diskutua pa praninë e dëshmitarit Geci, në të cilën iu tërhoq vërejtja trupit gjykues për pyetjet që po i bën gjyqtari zviceran.

Ky i fundit tha se pyetjet po i bën asi lloj forme që ta dijë nëse dëshmitari Geci ka dijeni për një cështje të caktuar apo jo.