Shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit.

Sipas policisë deri më tash janë intervistiar tre dëshmitarë derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.