Granit Xhaka u përball me provokime të shumta në ndeshjen e djeshme në Leskovc, ku Zvicra luajti ndaj Serbisë.
Por, Xhaka u tregua profesionist i vërtetë, duke mos rënë pre e provokimeve.
Madje, pas ndeshjes, ai e përshëndeti përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic.
Ky i fundit ka zbuluar edhe se çka i tha Xhaka.
“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ata patën një qëndrim të mirë dhe gjithçka shkoi në rregull”, u shpreh Stojkovic sipas mediave serbe.