Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton “Vrapo pa kufi”.
Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, 10, 21 dhe 42 kilometra.
Ceremonia e shpalljes së fituesve është caktuar të mbahet në orën 12:30.