Vrasja që tronditi Mitrovicën: Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit e kush është ai?

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sinjali raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas informacioneve të para u qëllua me 6 plumba.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

Ndërkaq, sot “Mitropol” mëson se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur shtëpia pas një aksioni të Policisë, ku u gjet edhe një armë e motoçikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.

Poashtu mësohet se personi i dyshuar për vrasjen e 40 vjeçarit është V.S.