Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit do të përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.

“Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër. Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka shkruar Nagavci.

Teksa në përfundim, Nagavci ka falëndeuar grupin punues i cili ka hartuar këtë kalendar, ku thuhet se ka qenë gjithpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI.