Zbulohet varri masiv me mbi 1.000 viktima nga LDB

Ushtarët specialë që zbuluan eshtrat në një varr masiv të Luftës së Dytë Botërore në Bjellorusi, kanë zbuluar një skelet femëror që mban gjurmët e një fëmije.

Gërmimi zbulon skeletet e më shumë se 1.000 hebrenjve nga vendi i ndërtimit në Brest, i cili u pushtua nga Gjermania naziste në vitet 1940.

Vendi i masakrës naziste – zbuluar në një zonë të vjetër geto në fillim të këtij viti – u gjet pasi filloi ndërtimi i një banese elitare.

Pothuajse gjysma e 50,000 njerëzve në qytetin e Evropës Lindore ishin çifutë, përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, por pak pas pushtimit gjerman në qershor 1941, u dhanë urdhra për t’i zhdukur ata.

Pas urdhrit, mijëra prej tyre u çuan në trena dhe u dërguan në një pyll në të cilin do të vriteshin më pas.

Në tetor të vitit 1942 regjistri i qytetit i mbajtur nga nazistët thoshte se 17.893 hebrenj jetojnë në Brest – një ditë më pas, shifra ishte fshirë.

Komuniteti hebre në Brest tani po këmbëngul që vendi i varrit të bëhet një memorial zyrtar i Holokaustit.

Varre masive janë gjetur në Brest edhe në vitin 1950 – kur rreth 600 viktima u varrosën në varrezat e Trishinskoe, ndërsa në vitin 1970, 300 viktima u ri-varrosën në varrezat Proska.