Vazhdon procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së

Edhe gjatë ditës së sotme, në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo seancë do të jetë e fundit për këtë javë.

E njëjta pritet të nis në ora 09:00, derisa në ora 14:30 është paralajmëruar të ketë konferencë për media, nga Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka dëshmuar Bislim Zyrapi.