Dikush në VV guxon ta kritikojë Kusarin, deputeti: I papranueshëm komunikimi me një kriminel

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica duke folur për bisedën e shefes së këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, ka thënë se kjo është e prapranueshme.

Në një prononcim për “Blic”, Korenica ka përmendur faktin që komunikimi me persona që janë në listën e zezë, është i papranueshëm.

“Qëndrimi im është i njëjtë, edhe më herët jam deklaruar, kur ka qenë edhe hera e parë që kanë dal bisedat.Ky komunikim është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe një person që ka qenë i kërkuar edhe prej nesh si kriminel, terrorist. Duhet të përmenet edhe fakti që komunikimi me persona që janë në listën e zezë është skajshmërisht i papranueshëm.” – citohet se ka thënë ai.

Korenica është ndër të vetmit në Lëvizjen Vetëvendosje që ka kritikuar këto veprime të Kusari – Lilës, derisa shumica e bashkëpartiakëve të tij, duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti, i kanë dalë në mbrojtje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën komentoi audio-incizimin, duke pretenduar se “situata është e montuar”.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojçiqi këto 9 muaj ndodhet i lirë dhe trysnia në Kosovë duhet të jetë që ndaj tij të ketë aktakuzë dhe të jetë i arrestuar”.

Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime.” – është shprehur Kurti.