Dy persona me kombësi serbe janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.
Njëri nga të dyshuari pritet të dërgohet në mbajtje, pasi ishte i dënuar, ndërsa tjetri është duke u marrë në pyetje.
“Njëri nga të arrestuarit është dërguar për 12 ditë në burg për kalim ilegal të kufirit, ndërsa tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, njoftoi Elshani.