E dhimbshme: Mërgimtari në Francë ndahet nga jeta në moshë të re

Mërgimtari nga Gjilani, Donit Daku, është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare, raporton Fokusi.info.

Vdekjen e të riut, i cili jetonte dhe vepronte në Strasbourg të Francës, e kanë konfirmuar familjarët dhe të afërmit përmes postimeve në rrjete sociale.

Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindjen e tij, në Gjilan, nesër më datë 27 mars në orën 12:00.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë. Ai ka bërë me dije se kjo gjuhë është bërë burim i dhunës që po rritet gjithandej. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se duhet të ndalet ky fenomen. “Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej. Për ta ndalur këtë fenomen, duhet të kundërshtojmë me forcë gjuhën e ashpër politike që ndan shoqërinë dhe si pasojë, nxit dhunën fizike”, ka shkruar ai.