Policia e Tiranës ka shoqëruar shtatë pjesëtarë të së njëjtës familje, banorë të Unazës së Re, nga protesta në zonën e Astirit. Mes tyre është edhe një 15-vjeçar.
Protestuesit janë shoqëruar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Një grup i banorëve të Astirit janë grumbulluar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e tyre, ku kanë ndezur edhe një zjarr dhe vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Rama.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës.Banorët shprehen se nëse të shoqëruarit nuk do të lirohen do vijojnë të qëndrojnë aty përgjatë gjithë natës.
Ende nuk ka një arsye për shoqërimin e shtatë protestuesve. Banorët e Unazës së Re protestojnë prej më shumë se 140 ditësh në zonën e Astirit.