Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se dy autobotë janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën dy persona.
Nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që përplasja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit.
Nga aksidenti është bllokuar rruga komplet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që ambulancat shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti, u konstatua se 2 personat ishin pa shenja jete.
Kanë qenë dëshmitarët ata që lajmëruan policinë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Gazeta Shqip