Sot shënohen 29 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
28 Nëntori, përveç Ditës së Flamurit, përkujton edhe një ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës, paraqitjen publike të UÇK-së.
Vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, nga forcat serbe, dy ditë më herët, ishte ngjarja pas së cilës UÇK-ja doli publikisht para opinionit.
Në ceremoninë e varrimit të tij, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi u paraqitën për herë të parë publikisht si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkaq, deklarata për paraqitjen e parë publike të UÇK-së ishte përgatitur nga vetë ushtarët e saj.
