Nisma Socialdemokrate tre muaj më parë bëri tri lëvizje me pozitat e zëvendësministrave.
Dy anëtarë të saj i emëroi zëvendësministra, ndërsa të tretin e ka liruar nga detyra, raporton Indeksonline.
Besnik Hoti, që ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme u shkarkua nga detyra prej partisë së tij për arsyeje ende të panjohura, mirëpo sot ai ka siguruar një punë të re.
Kryediplomati Behgjet Pacolli ia ka besuar punën e këshilltarit politik.
Lajmin e ka dhënë vet Hoti duke postuar edhe një fotografi në zyrën e Pacollit.