Barcelona e ka mposhtur me rezultat të thellë 6:1 Gironën në “Camp Nou”.
Gjithçka nisi befas kur Portu shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes për t’i kaluar mysafirët në epërsi.
Por, reagimi i djelmoshave të Valverdes ishte i shpejtë, kur Messi e gjeti Luis Suarezin i cili i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 5-të.
Barcelona nuk shikoi mbrapa më dhe shënoi dy gola të shpejtë me anë të Messit, në minutat 30 dhe 36. Në përfundim të pjesës së parë, Suarez realizoi golin e katërt të Barcelonës.
Brazilianit Philippe Coutinho i erdhi radha në minutën e 66-të, kur shënoi një super gol nga distanca dhe ky është goli i tij i parë prej që u transferua tek Barcelona. E sulmuesi nga Urugai e kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.