Wolverhampton Wanderers ka eliminuar Manchester United-in nga FA Cup, duke fituar me rezultatin 2-1.
Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 70’, ku sulmuesi Raul Jimenez, realizoi një gol të bukur me goditje ‘volley’.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Diogo Jota, me një sprint të jashtëzakonshëm, doli përballë portierit dhe tundi rrjetën për 2-0.
Në minutën e fundit, ishte Marcus Rashford që shënoi golin e vetëm për United, por sigurisht që nuk mjaftoi.
Kështu, Wolverhampton Wanderers kalon në gjysmëfinale të FA Cup, ku janë edhe Watford e Manchester City.