Lajçak i matur: Nuk pres ceremoni nënshkrimi në Ohër

Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka dhënë një deklaratë interesantë në Context të ATV.

I pyetur rreth nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se nuk pret një ceremoni nënshkrimi në Ohër, ku pritet të mbahet takimi mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

“Unë nuk pres ndonjë ceremoni nënshkrimi në Ohër, sepse ka shumë palë të cilat po mbështesin këtë proces dhe besojmë se do të ishte e drejtë që edhe ata të ishin pjesë e kësaj.” – deklaroi ai.

“Atëherë, palët do të pajtohen lidhur me këtë në takimin e 18 marsit në Ohër, apo do të ketë mundësi shtesë?” – ishte pyetja e Lart Hoxhës, moderatorit të Context-it.

“Kjo është ambicia jonë. Unë me të vërtet besoj se do të kemi ambicien për t’u pajtuar për hapin e dytë, për pjesën e dytë të dokumentit, në mënyrë që ta mbyllin procesin.” – theksoi z. Lajçak.