Gazetari Tahiri tregon për sulmet që përjetuan sot në veri të Mitrovicës

Gazetari Besnik Tahiri i cili ka raportuar në aksionin e sotëm që ka ndodhur në Mitrovicë, ka thënë që ai dhe ekipi i Klan Kosovës janë në gjendje të mirë pas sulmeve që u raportua që kanë ndodhur.

“Unë jam mirë bashkë me ekipen që kemi qenë sot qysh në mëngjes kemi shkuar në Mitrovicë pasi kemi marrë informacionet që po zhvillohet një aksion i madh kundër kontrabandës”.

“Kështu ka qenë arsyetimi fillestar i policisë dhe na është thënë që vetëm policia është duke i kontrolluar disa barnatore dhe disa magazina në të cilat ka barna – njëra nga to është në komunën e Zveçanit. Ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës që nga mëngjesi sot”, tha ai.

Tahiri në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që policia është tërhequr e tëra rreth orës 12:00 dhe se sipas tij, ka aty këtu ndonjë patrullë policore.

“Ishte situatë e barrikadave pasi tashmë fizikisht janë kthyer barrikadat – mjetet e njëjta që janë përdorur për bllokimin e rrugëve në Jarinje dhe Bërnjak tashmë janë vendosur edhe në Rudar të Zveçanit dhe në Mitrovicë, poashtu te shkolla teknike te Lagja e Boshnjakëve. Ka qenë mjaft sfidues raportimi i jonë për shkak se tendosje ka pasë qysh në mëngjes pasi shumë serbë lokalë në mënyrë të organizuar kanë kubdërshtuar këtë kontrollin e policisë dhe pastaj është detyruar Njësia Speciale pasi e kanë një bazë në Mitrovicë për t’i mbrojtur pasi sulme ka pasë gjithandej. Ka pasë edhe të shtëna armësh dhe shpërthime të ndryshme”.

Kur ka përfunduar gjithçka Tahiri ka treguar që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe i kanë xhiruar ato momente, ku sipas tij ka pasë edhe makina të djegura kryesisht me targa të Kosovës.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”