Vuçiqi flet për avionët luftarakë: S’e presim miratimin e Kurtit apo të ndërkombëtarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kontaktuar nga ky i fundit.

Vuçiq, pas bisedës, e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyes askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po udhëhiqet nga Prishtina, po vazhdon për ditën e shtatë me radhë”, tha Vuçiq.

“Sidoqoftë, të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë”, u shpreh presidenti serb, raporton B92.

Ai theksoi sërish formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbia respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar, Serbia gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, por Serbia ende pyet kur do të fillojë formimi i Asociacionit dhe kur njësitë e blinduara të Kurtit do të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.