Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është infektuar me Covid-19, shkruan Fokusi.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Sot, si rrjedhojë të disa simptomeve të lehta paraprake, jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv, edhe pse me 11.02.2021 kam marrë dozën e dytë të vakcinës. Duke qenë se për momentin nuk kam ndonjë përkeqësim të rëndë shëndetësor, po kurohem në vetizolimin shtëpiak.
Nga këto rrethana dhe përmes komunikimit elektronik, po vazhdoj punën dhe veprimtarinë.
Respektoni masat dhe ruajeni shëndetin.
Gjithë të mirat,
Ardita