Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Krushën e Madhe, vendlindjen e Ukshin Hotit, bashkë me djalin e tij Andinin dhe me nipin e tij Arben Fetoshin.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë.
Ai ka shtuar se edhe qytetarët e Krushës së madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin mbi supe pasojat e qeverisjeve të këqija të 2020-ës.
Postimi i plotë:
Rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Në forcë të bashkëbisedimit, me secilin dhe me të gjithë.
Edhe qytetarët e Krushës së Madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin mbi supe më pasojat e qeverisjeve të këqija të 2020-ës. Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.
Votoni #PDK134.