Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja, ka vazhduar takimet elektorale në Kaçanik, përcjell Kosova Fokusi.info.
Në këtë takim Haradinaj përmendi edhe një herë bashkimin me Shqipërinë.
“Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt. Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik.
Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt.
Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë ?
#ForcaeKosovës
RH