I nominuari nga presidenti Joe Biden si sekretari i Shtetit të SHBA’së, Antony Blinken, ka folur në lidhje me punën e administratës Trump që ka bërë për çështjen e Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.
Blinken ka thënë se duartroket punën e Trumpit që ka bërë dhe se njëra prej tyre punëve që do ta mbështet është edhe marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
Ai deklaroi se do ta çojnë çështjen e Kosovës përpara me shumë shpresë dhe do ftojnë aleatët e tyre të investojnë edhe më shumë.
Tutje, ai përmendi edhe qasjen e presidentit Trump në lidhje me veprimet e shtetit të Kinës, ku tha se kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj këtij shteti.
Ndryshe, këto deklarata të Blinken janë paralajmërim i hapur për Bashkimin Evropian se qasja e SHBA’së ndaj Kosovës nuk dallon pavarësisht ndërrimit të administratave, madje shprehen hapur se do mbështesin marrëveshjet e arritura nga Trump, që BE i kritikoi nga të gjitha anët.
“Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, ka thënë Blinken
“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendet edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti në zgjedhje ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën. E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, përfundoi Blinken.
Në lidhje me këtë shkroi në Twitter edhe gazetari i njohur Laurence Norman, ku tha se Blinken u pajtuar se disa lëvizje të Trump në politikën e jashtme ishin të mirëpritura.
Norman shkroi se Blinken theksoi kontributin më të madh monetar nga partnerët e NATO’s, marrëveshjet e Abrahamit dhe pa mëdyshje, nismën e Richard Grenell për Kosovën dhe Serbinë.
Under prodding from @RonJohnsonWI, @ABlinken says he agrees that certain Trump foreign policy moves were welcome. Included: NATO partners paying more, Abraham accord and, without quibbles, @RichardGrenell Kosovo-Serbia initiative. Worth noting EU folks.
— laurence norman (@laurnorman) January 19, 2021