Menu Close

“Ishte natë dramatike”, “telefonatën nuk e mori nga Kurti, por nga PDK-ja”: Zbardhen detaje nga nata e zgjedhjes së presidentes

Janë zbardhur detaje interesante nga nata e 6 tetorit ku është votuar Ligji për Gjykatën Speciale dhe është zgjedhure presidentes Justina Shiroka-Pula.

Në natën më të gjatë të këtij viti, brenda pak kokë duket se kanë ndodhur shumë zhvillime.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zbuluar disa detaje interesante nga orët e vona të asaj nate.

Ajo ka bërë me dije se nata e 6 tetorit ka qenë natë dramatike.

Gjatë një interviste në Rubikon, Çitaku ka bërë me dije se Shiroka-Pula telefonatën nuk e ka pranuar nga Albin Kurti, por nga PDK-ja.

Ajo ka treguar se Shiroka-Pula është kontaktuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

“Zonjën Justina Shiroka-Pula, kur e kemi ftuar, kur e kemi thirrur atë natë në telefon për t`i kërkuar lejen, ajo telefonatën nuk e ka pranuar nga z. Kurti, e ka pranuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së”, ka thënë Çitaku, duke mohuar se ajo është caktuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

“Nuk kisha me thanë se ai e caktoi kandidatin, se kandidati i tij ka qenë dikush tjetër. Ka qenë fillimisht z. Bekim Sejdiu”, është shprehur e pra e PDK-së.

„Në asnjë moment kryetari Hamza nuk ka folur për emra(me Kuritn), nuk ka mbrri puna deri aty që të diskutohet për emra“

Çitaku nuk ka treguar se kush nga PDK-ja e ka kontaktuar presidenten.

“Ndoshta më vonë do t`i flasim, janë triviale. Në Grupin Parlamentar, në spikerfone ka qenë, e kemi dëgjuar të gjithë”, ka thënë ajo.

E para e PDK-së ka treguar se deri në atë moment nuk është folur për emra me VV-në.

“Në asnjë moment kryetari Hamza nuk ka folur për emra(me Kuritn), nuk ka mbrri puna deri aty që të diskutohet për emra”, është shprehur ajo.

Ajo ka bërë me dije se presidentja e re është person me integritet dhe nuk është vegël e askujt.

“E dimë saktësisht që nuk është vegël politike partiake e askujt. Një grua me integritet, një grua e cila këtë pozitë 5 vjeçare do ta ruaj edhe për hir të trashëgimisë së saj, nuk do ta njollos zonja Shiroka-Pula veten. Ne i besojmë”, ka thënë ajo.

Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, në natën e 6 tetorit, e kishte pranuar se nuk ka folur me Justina Shiroka-Pula për çështjen e presidentit.

Në konferencën e tretë për media të asaj dite, kur ai propozoi kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për presidente, Kurti e kishte ftuar PDK-në që të fliste me Shiroka-Pulën.

Sipas tij, ajo ka qenë ministre e PDK-së dhe ata duhet ët flasin me të.

“Ajo ka qenë ministre e PDK-së, le ta bind kryetari Bedir Hamza unë jam dakord”, kishte thënë Kuritn në konferencë për media, pak para mesnatës.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës në mesnatën e 6 dhe 7 tetorit, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Në raundin e parë, ajo mori 81 vota të deputetëve, duke shmangur kështu zgjedhjet e reja parlamentare dhe duke përmbyllur ngërçin politik, i cili zgjaste më shumë se një vit.

Related Posts