Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, me fillim nga ora 13:00.
Në rend dite është paraparë debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij raporti.
Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
