Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen e re të kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës, përmes së cilës i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.
Ai në një postim në Facebook shkruan se për dy vjet si kryeministër i vendit ka punuar ngushtë dhe ka realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë, transmeton Fokusi.info.
“Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipë ri”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane për Zhvillim-KfW, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit.