Ministri i Infrastrukturës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit tha se Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin në seancën e paraparë të mbahet të shtunën.
Lekaj pohoi se kushti që PSD e ka kërkuar për shkarkimin e Rikalos do të ndodh nesër (e shtunë).
“Fatbardhësisht do të kemi miratimin e buxhetit, votat janë të siguruara. Ligji për paga do të procedohet. Marrëveshja me PSD-në do të respektohet me përpikmëri, që mund të them që edhe shkarkimi i Rikalos do të ndodh. E kam kolegë, por më vijë keq…”, theksoi Lekaj.