Kryetari i komunës së Skënderajt dhe anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari ka falënderuar të gjithë në përfundim të Epopesë së UÇK-së, transmeton Fokusi.info.
Sonte, në përfundim të Epopesë së UÇK-së, dua të falënderoj të gjithë ata që me krenari vizituan e nderuan heroizmin e familjes Jashari, të gjitha ata që edhe sot ne këtë ditë me shi nuk ndalën respektin dhe nderimin për të rënët e Lirisë.
Numri i madh i vizitorëve nga të gjitha vendet ku frymon gjuha shqipe është dëshmi e fortë që populli ynë nuk e harron historinë tonë të lavdishme, nuk harron ata që dhanë jetën dhe derdhen gjakun për lirinë dhe shtetin që sot po e gëzojmë.
Kjo histori duhet të përcillet me krenari brez pas brezi, gjenerate pas gjenerate.
Po ashtu dua të falenderoj artistët e këngëtarët që si në kohët më të veshtira lufte, ashtu edhe sot po i këndojnë luftës e heroizmit të heronjve e dëshmorëve tonë.
Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë!